Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina Pula është kandidatja e PDK-së.
“Nuk e kemi propozuar, sepse s’kemi arritur fare deri te propozimi. Kemi folë për parime, kemi dashur që vendi të ketë president, urojmë që të ketë”.
“Ne kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuari nga radhët e PDK-së, një emër i dinjitetshëm, që s’do të thotë [të jetë] brenda strukturës, mund të jetë edhe jashtë strukturave, që i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president”.
“Nuk kemi kandidat, të gjitha janë spekulime. PDK nuk ka kandidat për President pa marrëveshje paraprake”./Express/













































