Bebe Rexha mahnit publikun amerikan me performancë operistike

0
66

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka surprizuar dhe mahnitur publikun amerikan me një paraqitje krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim prej saj.

E ftuar në emisionin e njohur “Jennifer Hudson Show”, artistja vendosi të tregojë një tjetër dimension të talentit të saj. Në një moment të intervistës, ajo interpretoi si soprano arian e famshme “O mio Babbino Caro”, duke lënë publikun dhe moderatoren pa fjalë.

Zëri i saj i fuqishëm dhe interpretimi plot emocion dëshmuan përgatitjen e saj profesionale në muzikën klasike. Rexha ka pohuar edhe më herët se ka ndjekur kurse për opera, një fakt që u reflektua qartë në performancën e saj të fundit.

Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, me fansat që e vlerësuan për guximin dhe shkathtësinë vokale, duke e cilësuar si një nga paraqitjet më mbresëlënëse të saj në televizionin amerikan./04 Online

https://www.instagram.com/reel/DU3q9VsEsHl/?utm_source=ig_web_copy_link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here