Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me postimin e saj më të fundit.
Ajo ka publikuar disa foto në bikini, ku shfaqet duke shijuar diellin dhe pushimet luksoze, shkruan Indeksonline.
Krahas imazheve, artistja ka shkruar: “Can you tell that the UV is 9?”, duke iu referuar nivelit të lartë të rrezeve ultraviolet.
Postimi i saj është pritur me reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen dhe energjinë pozitive që transmeton.
Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh momente nga jeta e saj personale dhe profesionale./Indeksonline/












































