Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, është komentuar jo pak herë për dukjen e saj të jashtme.
Në veçanti ajo ka marrë vëmendjen me fizikun e saj, përkatësisht të pasmet e mëdha, të cilat bien në sy më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit të saj.
Mes pyetjeve të shumta që i drejtojnë fansat, një nga më të shpeshtat duket të jetë ajo se si edhe ata mund të kenë të pasme si ajo.
Për këtë arsye, Rexha vendosi që së fundmi të realizojë një video shumë interesnate për ndjekësit e saj, të cilën e publikoi në rrjetin social Instagram.
Videoja e shfaq atë në stilin e viteve 2000, duke u endur e shëtitur me trotinet, por që gjithmonë në fokus ka të pasmet, duke u kujdesur të bëjë “squats”.
“Arkivi i 2001-tës, me pamje të gjetura nga Thom Kerrv (të gjithë vazhdojnë të më pyesin për sekretin tim se si i mbaj të pasmet e mia të mëdha.
Shikojeni)”, ka shkruar artistja 30-vjeçare në mbishkrimin e videos në Instagram.
Ndërkohë komentuesit të shumtë kanë ngelur të habitur me faktin se pse ka shkruar vitin 2001 në mbishkrimin e saj, kur shihet qartë se pamjet nuk janë të atij viti, në të cilin artistja ishte vetëm 11 vjeçare.
Shiko Videon:
Lojtës Videosh