BE: Të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Ohrit, palët nuk mund të vendosin parakushte

0
166

Bashkimi Evropian ka vazhduar me mesazhet e qarta se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje për RTV21, zëdhënësja e BE-së, Zoi Muletier, ka folur për votën e Serbisë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës.

 “Vëmë re se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës votoi dje pro dërgimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Asamblenë e saj Parlamentare (APKE). Këtë e vendosin anëtarët e Këshillit të Evropës. Në Dialogun Beograd-Prishtinë, BE-ja pret që të gjitha nenet e Marrëveshjes të zbatohen në mënyrë të përshtatshme, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri – për të cilën palët ranë dakord në aneksin e zbatimit në Ohër”, ka thënë Muletier.

Sipas saj, secila palë duhet të japë diçka për të marrë diçka në këmbim.

“BE-ja si Lehtësues i Dialogut të Beogradit në Prishtinë është plotësisht i vetëdijshëm për ndjeshmëritë dhe kompleksitetet politike që lidhen me procesin e zbatimit, dhe për këtë arsye ne u kemi paraqitur një propozim palëve për një qasje hap pas hapi në fazën e zbatimit të t’i ndihmojë ata të zbatojnë detyrimet e tyre. Ajo ndjek një logjikë të thjeshtë që secila palë duhet të bëjë diçka për të marrë diçka. Kjo është e vetmja mënyrë realiste për t’i bërë gjërat dhe ofron një ekuilibër dhe garanci”, ka thënë ajo.

Muletier ka thënë se Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund t’i vihen parakushte për zbatim.

“Kryenegociatorët nuk mundën të arrinin një marrëveshje më 4 prill në Bruksel dhe diskutimet vazhdojnë. Prandaj, liderët pritet të diskutojnë këtë çështje në takimin e nivelit të lartë më 2 maj. Ndërkohë që diskutimet vazhdojnë, asnjëra palë nuk duhet të vendosë ndonjë parakusht pasi nuk mund të funksionojë kështu zbatimi i Marrëveshjes dhe gjithashtu bie ndesh me atë që është rënë dakord”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here