Bashkimi Evropian ka miratuar raundin e katërt të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, që përfshin 160 oligarkë të tjerë, politikanë rusë dhe tre banka bjelloruse, tha të mërkurën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ne po forcojmë edhe më tutje rrjetën e sanksioneve në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.