BE nuk ka datë për takimin mes kryenegociatorëve Kosovë – Serbi

0
81

Bashkimi Evropian akoma nuk ka datë se kur do mbahet eventualisht një takim i radhës së kryengociatorëve nga Kosova dhe Serbia, të cilin e ka paralajmëruar emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka cilësuar se një takim në nivel kryenegociatorësh është prioritet për Brukselin.

“Si zakonisht takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve, zakonisht nuk i paralajmërojmë, por, pa dyshim, qëllimi ynë është që sa më parë të kemi një takim në nivel të kryenegociatorëve, sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, ka deklaruar Stano në konferencë për gazetarë.

Takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve e paralajmëroi Miroslav Lajçak nëpërmjet rrjeteve sociale, me ç’rast konfirmoi se ai do e vizitojë Prishtinën, së shpejti, pikërisht për të organizuar këtë takim.

Takimi i fundit mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi, dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq, u mbajt ne muajin korrik, pa asnjë rezultat konkret.

Ndërkohë zëdhënësi i BE-së, Stano, përsëriti reagimin e Brukselit, të publikuar këtë fundjavë, se aksioni i mbylljes së pesë zyrave të Serbisë në veri të Kosovës, konsiderohet i njëanshëm dhe i pakoordinuar, si dhe, sipas tij, me potencial për rritje të tensioneve në Kosovë.

Stano, gjithahstu, citoi deklaratën e BE-së nga viti i kaluar, ku thuhet se mungesa e hapave drejt de-përshkallëzimit do të ketë pasoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here