Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka zbuluar detaje nga takimi i 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kurti ka zbuluar se në takim, Bashkimi Evropian ka dalë me katër propozime, por pala serbe e ka lëshuar takimin.
“Marrëveshja për lirinë e lëvizjes ka ardhur me katër propozime nga pala evropiane. Deklarata se ka pasur gatishmëri për kompromis janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për diskutime në këtë drejtim, por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër.”, tha Kurti.
Gjithashtu vlen të theksohet se Kurti është shprehur se një nga opsionet për zgjidhjen e çështjes së targave ka qenë që të bëhen targa neutrale.