Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka deklaruar marrëveshja e Ohrit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, është një arritje në kuadër të dialogut dhe se ai shpreson që ajo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur.
“Është e qartë po ashtu se është një vit i arritjeve në dialog, kemi marrëveshjen e Ohrit dhe shpresojmë që kjo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur”, ka theksuar Szunyog.
Ai u shpreh i lumtur që ka përfunduar edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe kosovarët mund të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen, pa viza nga janari i vitit të ardhshëm.