BE-ja s’e konfirmon takimin Kosovë-Serbi të 17 dhjetorit

0
25

Procesi i dialogut në Bruksel mes kryenegociatorëve pritet të vazhdojë muajin e ardhshëm.

Kjo së paku sipas Klisman Kadiut, këshilltar i zëvendeskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se takimi i radhës do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel.

Por, kjo nuk u konfirmua nga BE-ja.

“Do të njoftojmë çdo takim kurdo që duhet”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Klan Kosovën

E një ditë më parë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm në nivel kryenegociatorësh do të mbahet në muajin dhjetor.

Ai njoftoi përmes llogarisë së tij në Facebook se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Lajçaku tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here