BE-ja kundër Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, Szynyog: Komentet tona nuk i mori parasysh Qeveria

0
175
Foto: Ilustrim

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog, kritikoi qeverinë e Kosovës që nuk ka marr parasysh komentet e BE-së në lidhje me ligjin për paga dhe ligjin për zyrtarët publikë.Ai tha se BE nuk pajtohet që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë dhe nuk janë konsultuar me palët e interesit.

“Reforma në Administrata publike është një qelës kyç për t’u bashkuar në BE ku ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset. Dy miratime që janë bërë vitin e kaluar për sa i takon ligjit për paga dhe ligjit për zyrtarë publikë, dua të shpreh qëndrim kundër. Ne nuk pajtohemi që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë. Ato duhet të konsultohen më palët e interesit dhe ato nuk janë bërë. Këto konsultime me shoqërinë civile është dashur të bëhen. Ligji i ri për zyrtarët publikë lidhet me parimet e administratës publike”.

“Ne pranojmë që ka një boshllëk në këtë dhe BE nuk pajtohet më mënyrën se si qeveria ka zgjedhur t’i shqyrtojë këto ligje dhe komentet që ka bërë BE dhe SIGMA nuk janë marrë parasysh nga qeveria. Zyrtarët publikë i vendos ata në një rrezik të korrupsionit dhe ndikimit politikë. Ligji i ri nuk do të krijoj kushte për të rekrutuar njerëz në këto pozita të lira. Sa i përket ligjit të pagave është mirë që ekziston, megjithatë është dashtë të vendoset pas organizimit të administratës publike. Kjo reformë është për një kohë të gjatë, si BE do të vazhdojmë që të mbikëqyrim reformën në Administratën publike”, tha ai.

Ndryshe, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023” në të cilën u diskutua rëndësia e reformës në Administratën Publike.

Diskutimi u fokusua në reformat e administratës publike dhe se sa institucionet kosovare po arrijnë të përballojnë barrën e proceseve të Integrimit në BE.

Nga Zyra e BE-së në Kosovë, u shprehën kundër miratimit të dy Ligjeve; atë të Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë./GS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here