“BE e pandjeshme”, “Strategji jo e mençur e Brukselit e Washingtonit”, politikanët gjermanë kritikojnë qasjen ndaj Kosovës

0
148

Deputeti i Bundestagut, Boris Mijatovic, ka reaguar ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian sa i përket vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës që ndalojnë qarkullimin e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele serbe në gjithë Kosovën.

Mijatovic ka thënë se Beogradi po vazhdon të mbështesë strukturat ilegale edhe përkundër faktit se ka nënshkruar marrëveshje për tërheqjen e tyre.

Deputeti gjerman i cili ka njoftuar se të hënën ka arritur në Kosovë, e ka cilësuar Bashkimin Evropian si të “pandjeshëm”, shkruan Express.

Ndaj këtij qëndrimi kritik të Mijatovic ndaj BE-së ka reaguar edhe politikani gjerman dhe ish-ministri Michael Roth. Politikani gjerman ka thënë se shumë kolegë nga Bundestagu dhe parlamentet tjera në Evropë kanë “dyshime serioze” rreth strategjisë së BE-së dhe SHBA-së për të de-eskaluar situatën në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Roth ka thënë se kjo strategji s’është as e balancuar as e mençur.

“Është koha për pikën e kthesës”, ka shkruar Roth./GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here