”Big Brother Vip Kosova 3” po afron, edhe pse banorët e edicionit të dytë vijojnë që të jenë aktivë në syrin e publikut.
Në media po qarkullojnë edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Thuhet se autore e formatit këtë vit do të jetë autorja e ”Për’puthen” Olsa Muhameti, ndërsa moderatorë për të tretin edicion Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Por duhet thënë se vijon ende të përflitet si moderatore e mundshme Arbana Osmani dhe pjesëmarrja e Luiz Ejllit, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar nga vetë personazhet.
Edicionin e dytë e fitoi ish-futbollisti Lumbardh Salihu, i cili sipas asaj që ka treguar, do të lançojë në treg brandin e tij të parë të bluze ”The Cute Club”.
Ndryshe, disa nga artistet qe po perflitet se jane pjese e BBVK 3 jane Yllka Kuqi, Serena Sula, Diona Fona. Mirepo, asnje nga ta nuk ka konfirmuar ende asgje.