Bayern Munich është kualifikuar në 1/8 e finales në DFB Pokal apo Kupën e Gjermanisë.
Bavarezët triumfuan 1:4 me përmbysje në udhëtim ndaj Koln, shkruan Gazeta Express.
Ache kaloi Kolnin në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes, por kjo ishte krejt çfarë arritën të bënin.
Luis Diaz barazoi shifrat në minutën e 36-të, kurse dy minuta më pas Kane përmbysi rezultatin.
Sulmuesi anglez u shfaq në skenë sërish në minutën e 64-të për të shënuar për 1:3.
E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Olise në minutën e 72-të.
Kësisoj, përveç Bundesligës, Bayern Munich vazhdon rrugëtimin edhe për një trofe tjetër në Gjermani këtë edicion.













































