Bayerni e jep hua futbollistin nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç tek ekipi tjetër i Bundesligës

0
93

Arijon Ibrahimoviç do ta vazhdojë karrierën në futbollin gjerman.

Bayern Munichu ka vendosur ta huazojë futbollistin shqiptar tek ekipi FC Heidenheim 1846.

19 vjeçarit i ka uruar mirëseardhje klubi nga Bundesliga, shkruan “Gazeta Express”.

“Arijon Ibrahimović do t’i bashkohet 1. FC Heidenheim 1846 në formë huazimi nga FC Bayern Munich për sezonin e ardhshëm 2025/26. Mesfushori sulmues 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë huazimi deri në vitin 2026!”, njoftoi klubi gjerman.

Huazimin e lojtarit e ka konfirmuar edhe Bayern Munichu përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, ndërsa ia ka uruar krejt të mirat lojtarit.

Ibrahimoviçin së fundmi e kërkonte edhe Nurnbergu, por edhe në Itali, por ai vendosi që sezonin e ardhshëm ta kalojë në Heidenheim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here