Florian Wirtz vazhdon të shkëlqejë me Bayer Leverkusenin, duke e shndërruar skuadrën në një forcë të frikshme si në Bundesliga ashtu edhe në Evropë, shkruan 04 Online.
Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, Bayern Munich është i vendosur të bëjë gjithçka për ta transferuar yllin e ri këtë verë. Për të siguruar fondet e nevojshme, klubi bavarez po planifikon ulje pagash dhe shitje lojtarësh, duke e bërë këtë operacion një nga prioritetet kryesore të merkatos.
Mbetet të shihet nëse Leverkuseni do të jetë i gatshëm të lejojë largimin e një prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm./04 Online