Florian Wirtz është objektivi kryesor i Bayern Munich në tregun e transferimeve.
”Bavarezët” janë të përgatitur të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro për sulmuesin gjerman, shkruan IndeksOnline.
Për 21 vjeçarin janë në garë edhe Real Madrid dhe Manchester City.
Wirtz ishte futbollisti kryesor i Bayer Leverkusenit sezonin e kaluar, duke ndihmuar klubin ta fitoj titullin e Bundesligës, derisa po vazhdon të shkelqejë edhe këtë sezon, ku ka shënuar 4 gola e ka bërë 3 asiste.