Bayern Munich “hedh grepat” në Spanjë, një mesfushor dhe një mbrojtës në listën e gjermanëve

0
203

Bayern Munich kërkon përforcime nga Spanja.

Në fokusin e bavarezëve është mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi dhe mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo. Ky i fundit nuk është një sekret pasi rekordmenët gjermanë kërkuan informacion për uruguajanin edhe në merkaton e janarit.

Megjithatë, merkato e verës duke ofruar më shumë kohë në dispozicion, mund të sjellë të reja në këtë front me Barcelonën që prej vështirësive financiare edhe mund ta pranojë një ofertë 100 milionëshe nga Bayern Munich. Ndërkohë, sa i takon Zubimendit, bëhet fjalë për një lojtar që po fiton shumë kuota dhe është nën shënjestrën e Juventus dhe Milan gjithashtu.

Spanjolli ka një klauzolë prej 60 milionë euro dhe te Bayern po e studiojnë mënyrën e transferimit të 25-vjeçarit. Vendimtare në këtë tratativë mund të rezultojë emërimi i Xabi Alonsos te bavarezët me trajnerin spanjoll që e njeh mirë mesfushorin pasi e ka trajnuar në kohën kur ishte në krye të Real Sociedad B./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here