Bayern i Mynihut është skuadra e radhës që ka shprehur interes për transferimin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani ndërsa për yllin e përfaqësueses dardane interesohet gjithashtu dhe Barcelona.
Fisnik Asllani ka shkëlqyer në kampionatin gjerman të futbollit, duke u bërë një emër i kërkuar në merkato.Sulmuesi i Hoffenheim në Bundesligën e parë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndër të fundit raportohet interesi i Bayern, kampion në fuqi i Gjermanisë.
Mediat gjermane konfirmojnë se skautët e bavarezëve ndjekin nga afër lëvizjet e Asllanit.Në vitin 2020, Asllani u transferua nga Union Berlin te Hoffenheim, por fillimisht u huazua te Austria Vienna dhe më pas te Elversberg.
Paraqitjet e 23-vjeçarit kanë qenë shumë të mira, ndërsa këtë verë u rikthye sërish te Hoffenheim, ku po vazhdon të shkëlqejë.Asllani është titullar i padiskutueshëm për Hoffenheim, por klubi do ta ketë të vështirë ta mbajë për shumë gjatë. Krahas Bayern, më herët për sulmuesin është interesuar edhe Barcelona.
Bavarezët planifikojnë ta shohin Asllanin si zëvendësues të Harry Kane, për të cilin është përfolur largimi vitin e ardhshëm.













































