Duket se skuadra gjermane, Bayern Munich, nuk e ka në plan të heq dorë nga super futbollisti i Tottenham, Harry Kane.
Pas refuzimit të 80 milion eurove nga oferta e parë, ata kanë deponuar edhe ofertën e dytë, shkruan 04 Online.
87.8 milion dollarë është oferta e dytë e Bayern Munich drejt Tottenham, duke shpresuar se do të gjejnë gjuhë të përbashkët për të përfituar nga shërbimet e Kane.
Me gjasë bisedat e Kane dhe Ange Postecoglou do të sqarojnë gjithçka, e poashtu edhe për përgjigjjen ndaj ofertës së dytë nga ekipi i bundesligës gjermane./04 Online