Ushtria ukrainase publikoi një video të re të sulmeve me dronin turk Bayraktar, i cili arrin të shkatërrojë helikopterët dhe mjetet e blinduara ruse.
Fjala është për për sulmin në aeroportin në Kherson, një qytet që pretendohet që është marrë nën konroll nga rusët.
Megjithatë, nga fushëbeteja vijnë pamje disfatiste për rusët. Këta të fundit kanë pretenduar këto ditë se arritën të rrëzonin një dron Bayraktar, por kjo, sipas ukrainasve është hiçgjë në raport me atë që arma turke po u shkakton rusëve.
Në rastin e Khersonit bëhet fjalë deri për shkatërrimin e 9 helikopterëve rusë. /tesheshi