Bastisje në Zhur të Prizrenit – Policia gjen fishekë, armë dhe mjet të ftohtë në shtëpinë e një 47-vjeçari

0
312

Rasti i armëmbajtjes pa leje vazhdon të jetë një ndër shqetësimet kryesore për sigurinë publike në vend. Shpeshherë, policia nëpërmjet bastisjeve zbulon persona që në shtëpitë e tyre mbajnë municion e mjete të rrezikshme pa autorizim, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se mëngjesin e sotëm, më 5 qershor 2025, rreth orës 06:00, hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me njësi relevante të Policisë së Kosovës, kanë zbatuar një urdhëresë për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sinjali mëson ekskluzivisht se kontrolli është zhvilluar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Alemi Gavazaj, rreth 47-vjeçar, në fshatin Zhur të Prizrenit, me dyshimin se aty mund të gjendeshin dëshmi të veprave penale, përfshirë narkotikë, armë dhe sende të tjera të paligjshme.

Gjatë kontrollit janë gjet dhe sekuestruar dëshmitë: Rreth 73 fishek tё kalibrave tё ndryshëm, një DWR , një thikë me gjatësi tehu rreth 24cm dhe një shufër gome.

Pasi janë ndërmarr këto veprime nё teren, i dyshuari ёshtё sjell nё zyre tё DHTN-s pёr intervistim dhe pas konsultave me Prokurorin e PTH Prizren i dyshuari lirohet në procedurë tё rregullt.

Hetimet është duke  i zhvilluar DHTN-Njësia në Prizren./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here