Bastisje masive nga Prokuroria e Prizrenit ndaj ish-drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimeve

0
157

Pronat e ish-drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimeve (BKS) janë cak i një bastisjeje masive që ka nisur në orët e hershme të mëngjesit. Bastisjet, të udhëhequra nga Prokuroria e Prizrenit, kanë për objekt pronat e ish-drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, si dhe të paktën një ish-zyrtari tjetër të kësaj byroje.Dyshimet e këtij operacioni lidhen me manipulime të mundshme në kompensimin e dëmeve.

Në operacion janë angazhuar mbi 300 policë nga njësitë për krime ekonomike dhe financiare, ndërsa aksioni po zhvillohet në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, Pejës dhe Obiliqit, Pejës, Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Podujevës, Dragashit e Ferizaj.

Bastisjet janë ende duke vazhduar, ndërsa Kallxo.com do t’ju mbajë të informuar për rezultatet e këtij operacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here