Është arrestuar një person në Prizren, pasi që gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike e lloji marihuanë me peshë prej 0.46 gramë, transmeton IndeksOnline.
Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë prej 26.67 gramë, substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 5.09 gr, një peshore, një telefon dhe para të gatshme 145€.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19 e 20 minuta në rrugën “Jusuf Gërvalla”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/