Bastiset lokali i të dyshuarit për vrasjen e kuksianit, Policia gjen së paku tri gëzhoja

0
644

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Teve1.info tha se të dyshuarit i është bastisur shtëpia dhe lokali “Kobra City” në Prizren.

Sipas Bytyqit, janë gjetur tri gëzhoja jashtë lokalit.

“I kemi bastisë shtëpinë. Hetimet janë në vazhdim kemi gjetë së paku tri gëzhoja jashtë lokalit”, tha ai.

Ndërsa, Drejtoria e Inspekcionit e Prizrenit  ka njoftuar se ka mbyllur lokalin ku ka ndodhur vrasja.

Një përleshje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në njërin nga lokalet e Prizrenit, ku kjo përfundoi me vrasjen e 31-vjeçarit nga Shqipëria. I dyshuari kryesor sipas hetuesisë po del të jetë kosovari Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si Kobra.

Nga PK-ja kanë thënë se në lidhje me rastin po intervistohen edhe pesë persona të tjerë. /Teve1.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here