Bassuener i frikësohet fitores së Trump: Administrata e tij ishte e hapur ndaj idesë për ndarjen e Kosovës

0
74

Analisti dhe një nga themeluesit te Democratization Policy Council, Kurt Bassuener, në një intervistë për “Public Square” të Ditmir Bushatit ka folur edhe për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e mundshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bassuener ka thënë se është tmerrësisht i frikësuar nëse Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet, meqë sipas analistit të DPC u pa mjaftueshëm se çfarë ndodhi në mandatin e tij të parë.

Në këtë intervistë Bassuener thotë se Administrata e Trump ishte e hapur ndaj idesë për ndarjen e Kosovës dhe shton se donin çfarëdolloj marrëveshje që mund të llogaritje si një fitore e Trump në politikën e jashtme.

“Jam tmerrësisht i frikësuar nëse fiton Donald Trump, pasi pamë mjaftueshëm çfarë ndodhi herën e parë. Po. Ka pasur vijimësi në transaksionalizëm, por të paktën, administrata Biden doli kundër ndarjes së Kosovës, gjë për të cilën administrata e Trump ishte e hapur kur kjo gjë u propozua nga Vuçiq, Thaçi dhe u mbështet nga Mogherini. Mendoj se kjo ishte një agjendë e fshehur kur Vuçiq dhe Grenell u përpoqën të negocionin diçka. Dhe ata donin çfarëdolloj marrëveshjeje që do t’i jepte një fitore Trumpit në politikën e jashtme”, ka thënë Bassuener për “Public Square”,

Tutje ai potencon se Trump është një politikan ballkanas, meqë funksionon me të njëjtin sistem dhe sipas Bassuener, reakasionarët po e presin me padurim ardhjen e Trump meqë mendojnë se do të bëjnë çfarë të duan.

“Më pas, kemi parë marrëveshjen e biznesit të Kushnerit dhe Ivanka Trump në Vlorë dhe në Beograd, të bashkëdrejtuar me Richard Grenell. Unë e quaj Trumpin presidentin tonë të parë ballkanas, pasi ai kishte saktësisht të njëjtin sistem operimi, pa kufij ndarës midis familjes dhe çështjeve publike, apo ushtrimit të funksionit zyrtar. Mendoj se të gjithë reaksionarët nga rajoni po presin që Trump të kthehet, pasi ata mendojnë se do të kenë mundësinë të bëjnë çfarë të duan”, shprehet ai.

Anëtari i DPC thotë se kur bëhet fjalë për Kamala Harris është ndryshe, meqë ajo s’ka njohuri për Ballkanin, megjithatë shton se Philip Gordon si këshilltar i saj i sigurisë është i familjarizuar me Ballkanin Perëndimor, meqë ka qenë edhe ndihmës sekretar gjatë kohës së Obamas.

“Me Harris ekziston një lloj pikëpyetjeje, pasi ajo nuk ka një njohje apo profil në Ballkan, ndryshe nga shefi i saj aktual. Ne e dimë se Philip Gordon është këshilltari i saj i sigurisë kombëtare dhe ai është familjar me rajonin. Ai di gjëra, por ai  është shumë i orientuar drejt një politike të jashtme të kujdesshme. Ai ishte ndihmës sekretar në administratën e parë të presidentit Obama kur gjërat hynë në këtë trajektore. Në fakt, nisi përpara fundit të administratës Bush, por u përshpejtua me të vërtetë nën drejtimin e Obamës për tetë vite, dhe më pas erdhi Trump, dhe më pas Biden”, ka thënë Bassuener.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here