Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së pestë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, shkruan IndeksOnline.
Deri më tani të dyja skuadrat kanë nga tri fitore dhe një humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 16:00.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme, zhvillohet mes Pejës dhe Istogut.
Kampioni në fuqi nuk di për humbje këtë sezon, me katër fitore deri më tani, ndërsa Istogu ka një fitore dhe tri humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi”, më fillim nga ora 20:30.