Klubi i basketbollit “Bashkimi” do të shkruajë faqe të re në historinë e sportit kosovar, duke qenë pjesë e fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, shkruan 04 Online.
Portokallezinjtë do të përballen me skuadra me traditë të madhe evropiane si JDA Dijon Basket (Francë), Pallacanestro Reggiana (Itali) dhe KK Cibona (Kroaci).
Orari i ndeshjeve të Bashkimit në grup
- 15 tetor: Bashkimi 🆚 Cibona
- 22 tetor: Reggiana 🆚 Bashkimi
- 29 tetor: Bashkimi 🆚 Dijon
- 4 nëntor: Cibona 🆚 Bashkimi
- 12 nëntor: Bashkimi 🆚 Reggiana
- 18 nëntor: Dijon 🆚 Bashkimi
Pjesëmarrja në këtë garë është një moment historik për basketbollin prizrenas dhe atë kosovar në përgjithësi, duke i dhënë skuadrës dhe tifozëve mundësinë që të matin forcat me elitën evropiane./04 Online