Bashkimi dhe Peja në përballje gjysmëfinale – rikthehet një derbi i zjarrtë në “Play-off”

0
116

Bashkimi i Prizrenit dhe Peja do të takohen sërish në gjysmëfinalet e “Play-off”-it, në një duel që premton emocione dhe rivalitet të madh, shkruan 04 Online.

Prizrenasit e mbyllën sezonin e rregullt në krye të tabelës me 20 fitore dhe 8 humbje, ndërsa Peja, që përfundoi në vendin e pestë, befasoi Yllin në çerekfinale pas një serie të fortë me tri ndeshje.

Bashkimi synon titullin e dytë kampion në histori pas atij të vitit 2018, ndërsa Peja është në kërkim të trofeut të shtatë, pas triumfit të fundit në vitin 2023.

Në përballjet e këtij sezoni, Bashkimi ka epërsi me tri fitore ndaj një të Pejës – një paralajmërim për një seri gjysmëfinale plot shkëndija./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here