Klubi i basketbollit Bashkimi është bërë me trajner të ri.
Klubi prizrenas ka njoftuar se detyrën e kreut të shtabit teknik ia ka besuar trajnerit, Darko Radulovic, shkruan “Gazeta Express”.
Ai do t’i drejtojë prizrenasit deri në fund të këtij sezoni.
Në të kaluarën, Radulovic ka qenë trajner i skuadrës shkupjane, MZT Skopje.
Gjithashtu, e kishte një të shkuar edhe te Vardari i Shkupit.
Prizrenasit ia kanë uruar mirëseardhjen trajnerit të ri.
Ditë më parë, Bashkimi i ndau rrugët me trajnerin e deritashëm, Branimir Pavic, pas rezultateve të zbehta në javët e fundit.