Bashkëshorti i prokurores Ervehe Gashi, sërish para gjyqit nën akuzën për ushtrim ndikimi

0
138

Bashkëshorti i prokurores Ervehe Gashi, Bajram Gashi edhe një herë tjetër është ulur në bankën e të akuzuarve për veprën penale të ushtrimit të ndikimit.

Në fillim të muajit prill 2021#KallxoPernime publikoi hulumtimin që shfaqi dyshimet për njërën nga aferat e mëdha të keqpërdorimeve në rajonin e Prizrenit.

Këto dyshime u paraqitën pasi D. H. denoncoi rastin në emisionin #KallxoPernime.

Dardani, një i dënuar për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, kishte rrëfyer në emision se kishte paguar mbi 5 mijë euro ryshfet, para këto të cilat, sipas tij, i ishin kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit.

Dosja e tij, sipas hulumtimit të KALLXO.com, ishte hetuar nga prokurorja Ervehe Gashi, ndërsa Dardani ka filmuar një moment kur i dorëzon rreth 5 mijë euro në dorë të Rizan Hoxhës, një mik i burrit të prokurores që po e hetonte rastin.

Pas dorëzimit të parave D. H. kishte rrëfyer se babai i tij, Sadik Hoxha, ishte takuar me burrin e prokurores Ervehe Gashi në shtëpinë e vikendit të këtij të fundit.

Takimi kishte ndodhur në kohën kur prokurorja ishte duke e hetuar rastin dhe Sadik Hoxha ishte pjesë e hetimit penal në këtë dosje.

Sadik Hoxha kishte rrëfyer se gjatë kohës kur ai ishte duke u hetuar ishte takuar dy herë me burrin e prokurores për të diskutuar për lëndën.

Pas transmetimit të hulumtimit nga #KALLXOPernime, kishte reaguar edhe Kryepokurori i Shtetit – LINK./Kallxo.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here