Marcus Rashford ka tronditur tifozët e “Djajve të Kuq” me një deklaratë rreth të ardhmes së tij.
Rashford, në një intervistë kishte deklaruar se është gati për një sfidë të re, duke sinjalizuar largimin e tij nga skuadra.
Mirëpo siç raporton “Mirror”, kjo deklaratë e tij nuk ka shkuar mirë te bashkëlojtarët e tij, ku një pjesë e skuadrës janë tronditur nga kjo gjë.
Mirëpo trajneri Ruben Amorim, ka shprehur mbështetje për të, madje duke kërkuar edhe qëndrimin e tij te United.
“Ky lloj klubi ka nevojë për talent të madh dhe ai është një talent i madh, kështu që ai vetëm duhet të performojë në nivelin më të lartë dhe ky është fokusi im. Unë thjesht dua të ndihmoj Marcusin.
“Është e vështirë të shpjegosh se çfarë do të bëj. Jam paksa emocional,” komentoi Amorim për intervistën e Rashford. “Më duhet të përgatitem për ndeshjen dhe pastaj do të shohim. Le të fokusohemi te ekipi, jo te lojtarët individualë”, u shpreh Amorim.
Manchester United, kujtojmë që do të përballet sot me Bournemouthin në Premier League, me ndeshjen që zhvillohet në “Old Trafford” në orën 15:00.