Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme.
Ai ka bërë të ditur veprimin që ka ndërmarrë për këtë vendim.
Në profilin e tij në Facebook, Basha ka shkruar: “Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!.”.