Bardhi flet për jetën me Sarën dhe Nean: Luteshim çdo natë që të vinte

0
95

Reperi i njohur Bardhi ishte së fundmi i ftuar në një emision televiziv ku rrëfeu me shumë sinqeritet për jetën e tij personale, raportin me bashkëshorten Sara dhe vajzën e tyre të vogël, Nea.

Duke folur për emocionet që ka sjellë prindërimi, Bardhi e cilësoi ardhjen në jetë të vajzës si bekim.

“Luteshim çdo natë që të vinte, ishte një dhuratë nga Zoti,” u shpreh ai.

Bardhi gjithashtu foli me humor për mbështetjen që merr nga Sara në krijimtarinë artistike.

“E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”, tha ai mes të qeshurave, duke treguar se ajo ka rol edhe në prapaskenë të karrierës së tij.

I pyetur nëse partnerja ka dëshira të shpeshta për shopping, reperi zgjodhi t’i përgjigjej me butësi:

“Ç’të ketë qejf! I bëj edhe surpriza”, tha ai duke tregua një anë të babait të përkushtuar dhe partnerit të dashur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here