Barcelona synon rinegocim me Spotify, kërkon rritje të sponsorizimit në 120 milionë euro

0
65

Barcelona po përpiqet të përmirësojë situatën e saj financiare dhe synon të rinegociojë marrëveshjen aktuale me Spotify, sponsorin kryesor të klubit që nga viti 2022. Sipas Mundo Deportivo, Barça kërkon rritje të vlerës së sponsorizimit të fanellës në 120 milionë euro në vit, gati dyfish nga marrëveshja aktuale, shkruan 04 Online.

Aktualisht, klubi përfiton rreth 75 milionë euro në vit, përfshirë bonuset dhe të drejtat e emrit të “Camp Nou”. Megjithatë, Spotify ka të drejtën të zgjasë njëanshmërisht kontratën deri në vitin 2030 me 80 milionë euro në vit dhe deri në 2034 me 90 milionë.

Barça beson se tani ka më shumë vlerë në treg për shkak të yjeve të rinj si Lamine Yamal, Pedri, dhe ikonave të ekipit femëror si Bonmatí dhe Putellas. Negociatat pritet të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here