Barcelona dhe Athletico Paranaense kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e talentit 18-vjeçar, Vitor Roque.
Konkretisht, dy klubet kanë rënë dakord për një formulë për shitjen e sulmuesit brazilian te Barcelona për një shumë fikse 35 milionë plus 10 milionë të tjera në varësi të ecurisë së futbollistit me fanellën “blaugrana”./TCh