Barcelona ishte nikoqire e Real Sociedadit sot, me ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.
Blaugranasit arritën një fitore të madhe, duke rimarrë kreun e tabelës, shkruan “Gazeta Express”.
Të besuarit e Hansi Flick shënuan fitore prej 4-0 ndaj Sociedadit, me Dani Olmon që shkëlqeu.
Spanjolli shënoi dy gola, derisa pos tij, rrjetën e golit e gjeti edhe Martin.
Robert Leëandoëski po ashtu shënoi gjatë këtij festivali golash.
Sociedadi ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të, pasi Elustondo u ndëshkua me karton të kuq.
Me fitoren e sotme, Barcelona renditet e para në tabelë me 57 pikë, një më shumë se Atletico Madridi.
Në vendin e tretë është Reali me 54 pikë të tubuara në 26 ndeshje.