Pas finalizimit të marrëveshjes me Joan Garcian, Barcelona është afër të kompletojë edhe transferimin e sulmuesit të ri suedez, Roony Bardghji nga Kopenhaga, shkruan 04 Online.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja mes dy klubeve është në fazën e fundit dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.
18-vjeçari Bardghji ka zhvilluar 84 paraqitje me ekipin danez, ku ka shënuar 15 gola dhe dhuruar një asist. Me Kopenhagën ai ka fituar 3 tituj kampioni dhe 2 Kupa të Danimarkës./04 Online