Barcelona pranë transferimit të përhershëm të Rashfordit

0
80

FC Barcelona është duke zhvilluar negociata të avancuara me Manchester United për ta bërë të përhershëm transferimin e sulmuesit anglez Marcus Rashford.

Rashford aktualisht është pjesë e klubit katalunas në formë huazimi për sezonin 2025/26, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve përfshin një opsion blerjeje që kap vlerën rreth 30 milionë euro.

Paraqitjet e tij të mira gjatë këtij sezoni kanë bindur drejtuesit e Barcelonës që të punojnë për ta mbajtur atë edhe përtej verës.

Sulmuesi anglez ka qenë një element i rëndësishëm në repartin ofensiv të Barcelonës, duke kontribuar me gola dhe asistime, gjë që ka shtyrë klubin të përshpejtojë bisedimet për transferimin e përhershëm.

Nëse marrëveshja finalizohet, Rashford pritet të nënshkruajë kontratë disa vjeçare me Barcelonën, ndërsa klubi spanjoll do të aktivizojë klauzolën e blerjes që është përfshirë në marrëveshjen e huazimit me Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here