Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, shkruan RTKLive.com.
Sipas medieve spanjolle, ‘Blaugranat’ po planifikojnë ‘sulmin përfundimtar’ për yllin norvegjez.
Haaland pritet që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘milionerët’ e Gjermanisë për të nisur një aventure të re në futbollin evropiane.
Norvegjezi prej kohësh është duke u vëzhguar nga top-klubet evropiane si Real Madrid, PSG, Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Barcelona.
Por, thuhet së tashmë Barcelona është duke përgatitur një super-ofertë për Haalandin në mënyrë që ta fitojë garën kundër skuadrave tjera që janë në ndjekje të norvegjezit.