Barcelona nuk do përforcime në mesfushë, u beson të rinjëve

0
76

Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me një mesfushor verën e kaluar, ndonëse shumëkush kishte thënë se aty është mangësia e Barcelonës.

Duke marrë parasysh këtë, trajneri Hansi Flick kishte vendosur t’i besojë produkteve të akademisë, si Marc Casado e Marc Bernal, dhe po ashtu Frenkie de Jongut që është kthyer në formë.

Megjithëse, e ardhmja e holandezit nuk është e qartë, me Barcelonën që mund t’i futet tregut të transferimeve, për një zgjidhje më të lirë.

Një nga këto mund të jetë edhe mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey.

Ganezit i përfundon kontrata këtë sezon dhe do të largohet si transferim i lirë gjatë kësaj vere.

Partey mund të shtonte “fuqi” në mesfushën e Barcelonës, gjë që ju mungon shumë dhe po ashtu edhe përvojë.

Sipas mesiumeve angleze, 31-vjeçari ka nisur bisedimet me Arsenalin për kontratën e re.

Ai ësghtë kontaktuar edhe nga Juventusi e po ashtu edhe nga PSG-ja.

Mirëpo, “Sport” bën me dije se Barcelona nuk do të jetë pjesë e kësaj gare, për shërbimet e ganezit.

Drejtori sportiv, Deco u beson të rinjëve, si Casado e Bernal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here