Barcelona mposht Seoulin me rezultat spektakolar 7:3, Rashford debuton me asist

0
112

Barcelona ka treguar forcën e saj ofensive në miqësoren ndaj skuadrës koreane Seoul, duke shënuar një fitore të thellë 7:3. Një përballje me ritëm të lartë, ku katalanasit dominuan me efikasitetin dhe kreativitetin e tyre, shkruan 04 Online.

Ndeshja nisi furishëm, me Robert Lewandowskin që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, talenti i madh Lamine Yamal dyfishoi epërsinë.

Skuadra koreane reagoi me dy gola, fillimisht në minutën e 26-të dhe më pas në kohën shtesë të pjesës së parë. Por para se të mbyllej 45-minutëshi i parë, Yamal riktheu epërsinë për Barcelonën me golin e tij të dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3:2.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi me marsh më të lartë. Andreas Christensen realizoi për 4:2 në minutën e 55-të, ndërsa Ferran Torres dhe Gavi shtuan edhe dy gola të tjerë në portën e Seulit.

Në minutën e 88-të, Ferran Torres realizoi golin e tij të dytë dhe të shtatë për Barcelonën, pas një asisti nga përforcimi i ri, Marcus Rashford, që shënoi kontributin e parë në fanellën blaugrana.

Një paraqitje mbresëlënëse nga Barcelona, që tregon se po ndërton një ekip me shumë opsione ofensive për sezonin e ri./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here