Barcelona mbetet “thatë”, kroati vendos të qëndrojë në Serinë A

0
307

Mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic, i përfundon kontrata me Interin qershorin e ardhshëm. Barcelona tentoi të përfitonte nga situata, duke i bërë një ofertë të rëndësishme futbollistit për vitin e ardhshëm, kur të kishte mundësi të transferohej në “Camp Nou” si lojtar i lirë, por kjo përpjekje i doli huq.

Siç raporton ekskluzivisht gazetari italian, Fabrizio Romano, futbollisti 29-vjeçar do të qëndrojë tek Interi. Marrëveshja e re pritet të zyrtarizohet gjatë orëve të ardhshme, pasi palët kanë rënë dakord për gjithçka.

Romano këmbëngul se synimi i kroatit ishte të qëndronte në Serinë A.

“Marcelo Brozovic do të nënshkruajë sot kontratën e re me Interin. Marrëveshje e kryer. Marrëveshja ishte arritur verbalisht javë më pare, tani ka mbetur vetëm për t’u nënshkruar, mbetet çështje orësh. Brozović ka dashur të qëndrojë, deklarata zyrtare pritet së shpejti,” shkruan Romano./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here