Barcelona – Inter, spektakël sonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

0
74

Sonte në “Montjuic” do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e shumëpritur e Ligës së Kampionëve, ku Barcelona do të përballet me Interin në një përballje që pritet të ofrojë emocione dhe spektakël, shkruan 04 Online.

Për katalanasit, kjo është paraqitja e parë në një gjysmëfinale që nga sezoni 2018-19, ndërsa Interi rikthehet në këtë fazë pas suksesit të sezonit 2022-23, ku arriti deri në finalen e madhe.

Takimi nis në orën 21:00 dhe do të jetë një test i madh për të dyja skuadrat në rrugën drejt trofeut më të rëndësishëm evropian./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here