FC Barcelona po përgatit një kontratë të re njëvjeçare për Robert Lewandowski, por sulmuesi polak ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Presidenti Joan Laporta synon ta mbajë në skuadër si vlerësim për kontributin e tij, megjithëse oferta përfshin ulje page dhe bonuse të lidhura me performancën.
Nga ana tjetër, Lewandowski kërkon qartësi për rolin e tij në planet e trajnerit Hansi Flick. Interes për të kanë shfaqur edhe Juventus, AC Milan dhe Chicago Fire.














































