Barcelona firmos me Joao Cancelon, por tifozët reagojnë ashpër: “Është shaka?”

0
134

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Joao Cancelos, me klubin katalanas që e sheh portugezin si zgjidhjen ideale për krahun e mbrojtjes. Vendimi vjen pasi drejtuesit dhe stafi teknik nuk kanë arritur të gjejnë në treg një qendërmbrojtës me këmbë të majtë, profil që ishte prioritet fillestar i trajnerit.

Megjithatë, afrimi i Cancelos nuk është pritur mirë nga të gjithë. Një pjesë e madhe e tifozëve kanë reaguar negativisht në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim aftësitë e tij në fazën mbrojtëse. Sipas Mundo Deportivo, komentet kritike kanë dominuar, me shprehjen ironike më të përsëritur: “Është shaka, apo jo? Më kujtohet si mbronte…”.

Pavarësisht skepticizmit të tifozëve, Barcelona beson se përvoja, cilësitë teknike dhe aftësia e Cancelos për të kontribuar në lojën ofensive do të jenë vendimtare në skemat e ekipit. Tashmë mbetet të shihet nëse portugezi do të arrijë të bindë publikun katalanas me paraqitjet e tij në fushë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here