Barcelona e gatshme për finalen e Copa del Rey – Flick publikon listën për “El Clásicon” ndaj Real Madridit

0
75

Barcelona ka zbuluar listën zyrtare të futbollistëve për finalen e madhe të Copa del Rey ndaj rivalit të përjetshëm, Real Madrid. Nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, blaugranat janë të përgatitur për një tjetër sfidë të zjarrtë kundër “Los Blancos”, duke synuar të vazhdojnë formën e mirë dhe ta kurorëzojnë sezonin me një trofe të rëndësishëm, shkruan 04 Online.

Finalja e shumëpritur do të zhvillohet nesër në stadiumin La Cartuja të Sevillës, me fillim nga ora 22:00.

“El Clásico” në versionin e Kupës së Mbretit pritet të sjellë emocione të mëdha, spektakël futbolli dhe tension deri në fishkëllimën e fundit. Të dyja skuadrat janë në maksimumin e përgatitjeve, ndërsa tifozët presin një përballje që do të shkruajë histori./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here