Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të Marcus Rashford si përforcimin e tretë të kësaj vere. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me Manchester United për një huazim njëvjeçar, me opsion blerjeje në fund të sezonit 2025-26, shkruan 04 Online.
Rashford ka shprehur dëshirën e qartë për t’u bashkuar vetëm me Barcelonën, ndërsa negociatat u përshpejtuan pasi Barça hoqi dorë nga Luis Diaz për shkak të kërkesave të larta të Liverpoolit.
Sulmuesi anglez pritet të udhëtojë së shpejti drejt Katalonjës për testet mjekësore dhe t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flick në turneun parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut.
Barcelona do të paguajë të gjithë pagën e Rashford gjatë huazimit, ndërkohë që lojtari ka pranuar një ulje page prej 30%. Kjo e ka lehtësuar arritjen e marrëveshjes, ndërsa klubi katalanas tani po punon për regjistrimin e Rashford dhe portierit Joan Garcia, përpara nisjes së sezonit të ri në La Liga./04 Online