Barcelona është treguar e ‘pamëshirshme’ ndaj Realit Madridit.
“Blaugranat” fituan me rezultat 3:0, në ndeshjen miqësore që u luajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Llogarinë e hapi Ousmane Dembele, në minutin e 15-të.
“Los Blancos” patën mundësinë që ta barazonin rezultatin në minutin e 20-të, por Vinicuis Juniore, nga penalltia e goditi shtyllën.
Skuadra e Xavi Hernandez nuk u ndal me kaq.
Në minutin e 85-të erdhi edhe goli i dytë.
Fermin Lopez Martin, realizoi pë 2:0.
“El Clasicos” kapakun ia vuri Ferran Torres, i cili shënoi në minutat shtesë për 3:0.