Banorët e fshatit Vlashnje, Grazhdanik, Kobajë, Nashec, Muradem e Poslisht kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat para objektit të KEDS-it në Prizren deri në realizimin e dy kërkesave të tyre.
Këto fshatra janë duke u përballur me vështirësi dhe probleme rreth furnizimit të energjisë elektrike.
“Komunikatë
Të nderuar banorë të fshatit Grazhdanik, Nashec, Kobaj, Vlashnje, Murradem, Poslisht.
Sot është dita e dytë ku ne po protestojmë kundër Keds-it rreth furnizimit me energji elektrike në këto lokalitete.
Prandaj, ju njoftoj që me datë 28/12/2023, ditë e enjte, në orën 11:00, të gjithë të bashkohemi dhe të jemi unanim, burra, gra e fëmijë, të jemi të gjithë të bashkuar kundër neglizhencës së Kedsiit në Prizren, sepse ka fshatra që 15 ditë nuk kanë energji elektrike.
I ftoj mediat lokale dhe qëndrore që të ju bashkangjiten protestës sepse sot ka qenë një protestë e cila ka bllokuar 2 hyrjet e Keds-it, duke bllokuar hyrjen për pagesa si dhe ka bllokuar hyrjen dhe daljen për zyrtarët për një orë e gjysmë.
Prandaj, ju lus që nesër të jemi të gjithë unanimisht të bashkuar dhe të ju bëjmë haber/thirrje Kedsit që të filloj sa më shpejt investimet në këto lokalitete, të përshijë edhe fshatin Grazhdanik dhe Kobajë në fazën e parë të investimeve sepse po nga këto fshatra fillon problemi.
Ftoj përsëri Policinë e Kosovës, e cila është institucioni jonë më i shenjtë që ka Kosova.
Njoftoj edhe Brigadën e Zjarrfikësve sepse nuk e dijmë se çka do të ndodhë nesër.
Gjithashtu njoftoj edhe bizneset të cilët janë në rrugën kryesore – magjistrale në Vlashnje gjerë në Zhur, së bashku me punëtorët e tyre të vijnë, sepse edhe ata kanë probleme të mëdha me energjinë elektrike.”, ka shkruar në ‘Facebook”, Petrit Hoxhaj në cilësinë e anëtarit të këshillit organizativ të protesës./04 Online